Burimi:
Sot.com.al

Subvencionet në bujqësi, sot nis aplikimi për fondin 4.4 miliardë lekë, ja afati dhe kush përfiton
👁4877
Nga sot, fermerët në të gjithë vendin kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja buxhetore, pjesë e skemës kombëtare në bujqësi, e cila vë në dispozicion të tyre një fond prej 4.4 miliardë lekësh. Aplikimet do të kryhen “online”, përmes portalit “eAlbania”, i hapur përgjatë 24 orëve nga mëngjesi i sotëm, ora 08:00, deri më 30 maj, ora 24:00. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 maj. Skema Kombëtare synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, të rrisë prodhimin vendës dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në treg. Nga kjo skemë mund të përfitojnë...