Burimi:
Vizionplus.tv

Stuhitë në SHBA, rritet numri i viktimave
👁11998
Të paktën 20 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shpejta dhe dëmtimet e tornados që përfshiu shumë shtete në pjesën perëndimore dhe jugore të SHBA gjatë fundjavës. Gjysma e vdekjeve të raportuara, të cilat përfshinin fëmijë dhe të moshuar ishin në Tenesi dhe 3 në Misuri. 2 persona kanë vdekur në Kentaki, ndërsa Indiana, Misisipi, Xhorxhia dhe Arkansas kanë raportuar gjithashtu vdekje nga stuhia. Moti i ashpër ka bërë që lumenjtë të fryhen dhe të dielën. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se dhjetëra vende do të arrijnë “fazën e përmbytjeve të mëdha” edhe pse shiu ngadalësohet. Stuhia pritet të lëvizë...