Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Rreth 90 mijë abonentë në pjesët veriore të Mbretërisë së Bashkuar vijojnë të jenë pa energji elektrike pas stuhive Austen dhe Boelo, të cilat goditën vendin gjatë fundjavës, duke shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe ndërprerje të transportit. Dy persona humbën jetën nga rënia e pemëve, një burrë rreth 60 vjeç në Dumfries dhe Galloway dhe një tjetër rreth të 20-ave në veri të Londrës. Sipas Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë, operatorët arritën të rikthenin furnizimin me energji për rreth 700 mijë klientë gjatë fundjavës, ndërsa ekipet e riparimit vijojnë punën në zonat e prekura. Ndërkohë, Zyra Meteorologjike britanike ka lëshuar dy paralajmërime të verdha për erëra të forta. Në disa zona të Skocisë, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 112 km/orë, duke rritur...