Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Stuhia godet fuqishëm Bosnjen, dëme të mëdha në pak minuta
Një stuhi e fuqishme ka goditur pasdite zonën e Maoçit, në Bosnje-Hercegovinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe panik mes banorëve. Sipas raportimeve nga terreni, era e fortë dhe reshjet intensive zgjatën vetëm disa minuta, por mjaftuan për të rrëzuar pemë, dëmtuar çati dhe copëtuar pjesë të infrastrukturës lokale. Pamje të rënda të publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmet nëpër rrugë dhe oborre, ku mobilie, llamarina dhe copa çatie janë shpërndarë në mënyrë kaotike. Stuhia nuk kurseu as qytetin e Bihaçit, ku reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe bllokim të përkohshëm...