Stuhia e fortë ‘mbërthen’ Kosovën/ Reshje intensive dhe breshër shkaktojnë përmbytje, dhe bllokim rrugësh

Stuhia e fortë ‘mbërthen’ Kosovën/ Reshje intensive dhe breshër shkaktojnë përmbytje, dhe bllokim rrugësh

Ndër zonat më të prekura janë Brezovica, Gjilani, Ferizaj dhe disa fshatra në komunën e Gjakovës. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytura, oborre me nivele të larta të ujit dhe shtresa të trasha breshëri në shumë vende. Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze në furnizimin me energji elektrike. Në Brezovicë, rruga kryesore që çon drejt komplekseve turistike është bërë e pakalueshme për shkak të përmbytjeve. Gjilani, po ashtu, është prekur rëndë, me rrugë të mbuluara nga uji që...