Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen ka goditur Francën dhe Britaninë e Madhe me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu, duke lënë afro 300 mijë banesa pa energji elektrike në Francë dhe rreth 12 mijë në Britani. Motit të keq i janë shtuar edhe ndërprerjet e transportit hekurudhor dhe ajror.Sipas agjencisë Reuters, erërat arritën shpejtësinë deri në 179 kilometra në orë, ndërsa pemët e rrëzuara dhe mbeturinat në rrugë shkaktuan vështirësi në qarkullim dhe vonesa në aeroporte e stacione treni.Kompania franceze e energjisë Enedis bëri të ditur se shumica e ndërprerjeve u regjistruan në Bretanjë dhe Normandi. Në Britani ekipet e emergjencës punuan për rikthimin e energjisë në më shumë se 12 mijë banesa.Ndërkohë ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi se trafiku hekurudhor në Normandi ishte...