Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri
Në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Kapriçot e motit përfshijnë edhe Shqipërinë. Një stuhi shiu dhe ere përfshiu qytetin. Pamjet e filmuara të fortunalit nga gazetari i report Tv Armand Xhelili, janë gati apokaliptike. Rrëke shiu që mbulojnë rrugët dhe një errësim i fushëpamjes, me mjete që mezi lëvizin në trafik.