Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Stuhi shirash dhe furtuna në Pakistan, përmbyten disa zona, 50 viktima në 24 orët e fundit
Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan është rritur në më shumë se 50 në 24 orët e fundit, tha një zyrtar qeveritar, duke e çuar numrin total të viktimave në rreth 180 që nga fillimi i “musoneve të verës” (periudhë në Azi me luhatje drastike temperaturash dhe kushte ekstreme moti). “Në 24 orët e fundit, 54 persona kanë vdekur dhe 227 janë plagosur në të gjithë Pakistanin, me provincën Punjab që mban peshën kryesore”, tha një zëdhënëse e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive për AFP, duke shtuar se ky numër i të vdekurve ishte deri në...