Studimi zbulon qëndrimin e trupit që ndihmon në menaxhimin e stresit
Shpina drejt dhe qëndrimi i drejtë ndikojnë te emocionet dhe mënyra e të folurit Kur shfaqet stresi, trupi ndryshon: mblidhemi, shpatullat ulen dhe shikimi priret të drejtohet poshtë. Por mund të funksionojë edhe e kundërta. Këtë e sugjeron një studim i titulluar “A ndikojnë qëndrimet e përkulura dhe të drejta të trupit në reagimin ndaj stresit? Një studim i rastësishëm”, i cili ka analizuar ndikimin e dy pozicioneve të ndryshme të trupit në reagimin ndaj stresit. Në studim morën pjesë 74 persona, të ndarë rastësisht në dy grupe. Njëri grup duhej të ruante një qëndrim të drejtë, ndërsa grupi tjetër qëndronte në një pozicion të përkulur. Gjatë eksperimentit, pjesëmarrësit iu nënshtruan disa provave të krijuara për të shkaktuar stres, ndërsa studiuesit vlerësuan humorin, vetëvlerësimin, emocionet...
Burimi:
syri.net