Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Studimi venedikas për kanunin e shqiptarëve
Kanuni i shqiptarëve është një krye-monument juridik zakonor i kombit tonë në Mesjetë. Ky korpus rregullash dhe ligjesh të plotfuqishme janë një botë e gjallë dhe njëkohësisht e fosilizuar mendësisë popullore, e mençurisë së zgjidhjes së problemeve të mprehta dhe e një vetë-administrimi të problemeve shoqërore. Kanuni i shqiptarëve i njohur në Veri edhe me emrin konvencional si Kanuni i Lekë Dukagjinit, është mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi dhe është botuar jo vetëm në shqip por në disa gjuhë kryesore të botës. Studiuesit e së drejtës kanë bërë shumë analiza për tekstin fragmentar dhe jo të plotë të kanunit. I mbledhur vonë dhe i kompozuar në mënyrë subjektive sipas mbledhësve kanuni nuk na paraqitet plotësisht dhe në mënyrë të pa cënuar siç ka qenë para...