STUDIMI/ Ndotja e ajrit lidhet me dy sëmundje serioze të syve

STUDIMI/ Ndotja e ajrit lidhet me dy sëmundje serioze të syve

Personat që jetojnë në zona me nivele më të larta të ndotjes së ajrit mund të kenë rrezik më të madh për të zhvilluar dy sëmundje të zakonshme të syve që lidhen me moshën, sipas një studimi të ri. Prej kohësh dihet se ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të dëmtojë zemrën dhe mushkëritë, por të dhënat e fundit sugjerojnë se ndotja mund të ndikojë edhe në shëndetin e syve, duke rritur rrezikun për glaukomë dhe katarakt. Studiuesit analizuan rezultatet e 41 studimeve të ndryshme, duke përfshirë të dhëna nga miliona persona në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të Azisë Lindore. Ata shqyrtuan nivelet e disa ndotësve të ajrit, përfshirë grimcat e imëta, dioksidin e azotit, dioksidin e squfurit, ozonin dhe monoksidin e karbonit. Më...