Studimi/ Dozat më të ulëta të injeksioneve për dobësim mund të japin rezultate të ngjashme me dozat maksimale

Studimi/ Dozat më të ulëta të injeksioneve për dobësim mund të japin rezultate të ngjashme me dozat maksimale

Marrja e dozave maksimale të injeksioneve për humbje peshe mund të mos jetë gjithmonë e nevojshme, pasi një studim i ri ka zbuluar se pacientët mund të humbin pothuajse të njëjtën peshë edhe me doza më të ulëta. Studiuesit zbuluan se personat që merrnin dozën më të lartë të Mounjaro humbnin mesatarisht vetëm rreth gjysmë kilogrami më shumë se ata që përdornin doza të mesme gjatë një periudhe gjashtëmujore. Ndërkohë, pacientët që përdornin doza të mesme të Wegovy arritën humbje të ngjashme në peshë me ata që merrnin dozat më të larta, gjatë një periudhe prej 18 muajsh. Rezultatet sugjerojnë se disa persona mund të kursejnë deri në 80 paundë në muaj, ose rreth 960 paundë në vit, pasi dozat më të forta kushtojnë dukshëm...