Studenti qëndron i pamposhtur dhe nis shkëputjen, Tirana fiton derbin me Partizanin
Studenti vazhdon të mbrojë kreun e renditjes së Superligës në volejboll për meshkuj edhe pas ndeshjebe të javës së 5-të. Kryeqytetasit, fituan 3-1 Erzenin (25-20, 25-17, 23-25, 25-22), duke udhëhequr renditjen me 15 pikë të plota dhe shkëputur 6 pikë nga ndjekësit. Në ndeshjen e luajtur në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës fitoi 3-1 ndaj Partizanit në derbi (25-23, 14-25, 27-25, 25-20). Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, ku të dyja ekipet dhanë më të mirën në fushë, por bardheblutë u treguan më të saktë në momentet vendimtare. Pa probleme fiton Skënderbeu, që mundi 3-0 Elbasanin jashtë fushe (17-25, 16-25, 32-34), në një ndeshje që dhuroi emocione vetëm në setin e tretë, që ishte një maratonë. Ndërsa në dy setet e para, epërsia e ekipit...
Burimi:
telesport.al