Studentët thyejnë ”karriget e dialogut”, Rama me video mesazh: Poshtë bërtasin dorëheqje, me kë do flas?

Studentët thyejnë ”karriget e dialogut”, Rama me video mesazh: Poshtë bërtasin dorëheqje, me kë do flas?

Kryeministri Edi Rama përsërit vazhdimisht pyetjen: ”Dialog, por me kë?”. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama ka përcjellë zhvillimet e fundit nga sheshi, ku një pedagogë dhe intelektualë iu bashkua protestës studentore. Videoja nis me vendosjen e karrigeve përpara godinës së Kryeministrisë mëngjesin e sotëm, si një ftesë për dialog. Rama shprehet se është i gatshëm të ulet në bisedime së bashku me qeverinë, duke theksuar se dera për dialog mbetet e hapur. “Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë”, deklaron kryeministri. Në video pasqyrohen thirrjet e protestuesve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe përdorin slogane kundër qeverisë. Rama i referohet këtyre thirrjeve, duke thënë se deri në atë moment, kërkesat e dëgjuara nga sheshi ishin “dorëheqje”,...