Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë sërish thirrje për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin e tij politik, Gadi Eisenkot, por propozimi është refuzuar nga ky i fundit. Eisenkot e ka cilësuar nismën si një manovër politike, në një kohë kur po zhvillon negociatat për formimin e qeverisë së re, pasi ka marrë mandatin për këtë proces. Ai ka në dispozicion 28 ditë për të arritur një marrëveshje, me mundësi shtyrjeje edhe për 14 ditë të tjera. Në një mesazh të publikuar me video, Netanyahu deklaroi se takimi i së enjtes me Eisenkot e kishte përforcuar bindjen e tij për nevojën e krijimit të një qeverie të përbashkët. Sipas tij, bashkimi i forcave politike është i domosdoshëm për të...
Burimi:
kohajone.com