Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike

Protesta që nisi si një qëndresë paqësore e flamingove, në tetor mori një tjetër drejtim, duke u shndërruar në revoltë dhe duke sjellë përplasje fizike mes studentëve dhe policisë. Për Iris Kolën, ky ndryshim është pasojë e drejtpërdrejtë e shpërfilljes së vazhdueshme të kërkesave të protestuesve nga politika. Kola e cilëson Ministrinë e Arsimit si institucionin që duhet të mbajë përgjegjësi i pari, duke e lidhur këtë me situatën e krijuar në universitete dhe përplasjet me studentët. “Dorëheqje të kabinetit qeveritar. Ministria e Arsimit duhet të ishte e para që të dorëhiqej, pasi auditorët i ka bosh dhe studentët i ka të lyer me gjak”, u shpreh ajo. Pavarësisht mungesës së një lideri të vetëm që t’i përfaqësojë, studentët duket se kanë ndërtuar një formë...