Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka sjellë një përmbysje të madhe politike në Beograd, por të paktën për çështjen e Kosovës, drejtuesit e saj kanë paralajmëruar se nuk synojnë ndryshim të qëndrimit tradicional serb. Ilija Srdanoviç, i cili kryesoi listën “Studentët fitojnë”, kishte deklaruar vetëm pak kohë përpara zgjedhjeve se qëndrimi i forcës së tij politike ndaj Kosovës përcaktohet nga Kushtetuta e Serbisë. “Qëndrimi i Listës Studentore ndaj Kosovës përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Serbisë. Kosova dhe Metohia janë pjesë integrale të vendit tonë”, deklaronte Srdanoviç në një intervistë për BBC News Serbia në shtator të këtij viti. I pyetur drejtpërdrejt nga gazetarja nëse ky qëndrim mund të ndryshonte, përgjigjja e tij ishte kategorike: “Asnjë organizatë politike nuk ka të...
Burimi:
javanews.al