Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit
Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit. Studentët dhe të rinjtë kanë nisur sulmin frontal ndaj Policisë së vendosur kordon, teksa përdorën fishekzjarrë me breshëri, gurë pa fund dhe sende të forta. Policia mësyu me ujë e gaz, teksa arriti të arrestonte një aktivist, por ndërhyrja e masave bëri shmangien. Mes atyre që ndaluan policinë të vepronte ishte edhe Arlind Qori, kreu i bashkë.
Burimi:
javanews.al