STUDENTËT në protestë: Thyejnë me gurë xhamat e Ministrisë së Arsimit, vezë e letra higjenike drejt godinës
TIRANË-Studentët janë mbledhur sot në protestë para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë me pankarta në duar kanë kërkuar përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura. “Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie” dhe “Kur zgjohet rinia, bie qeveria” janë disa nga thirrjet në protestën e studentëve. Pas grumbullimit, studentët filluan të godasin godinën me vezë, tullumbace me ujë dhe bojë. Situata vijon e tensionuar ku të rinjë kanë shkulur gardhin metalik para Ministrisë dhe kanë thyer me gurë xhamat e godinës. Protesta po zhillohet nga studentë dhe të rinj në nivel kombëtar, me pjesëmarrës nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, për të ngritur zërin për shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar reagim institucional. Ndërkohë, Protestues...
Burimi:
zeri.ai