Studentët në protestë, 13-tetori i Tiranës: ‘Digjet’ kryeqyteti, tym e trazira në rrugë, 40 të shoqëruar, 20 të lënduar
pamje nga protesta TIRANË-Të rinj të revoltuar, biznese të shkatërruara, zjarr e thirrje nëpër rrugë, sulme në institucine, përplasje me Policinë-kjo ishte panorama e Tiranës gjatë 9 orëve të protestës të studentëve më 13 tetor. Studentët kërkojnë kushte më të mira, më shumë mbështetje dhe mundësinë për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre, pa u përballur me pasigurinë dhe mungesën e perspektivës. Brenda pak minutash ajo që filloi si një tubim paqësor në mesditën e një dite më parë, para Ministrisë së Arsimit u kthye në një skenë kaosi, me përplasje mes studentëve dhe efektivëve të Policisë. Studentët qëlluan me gurë, vezë dhe sende të forta në drejtim të ministrisë, duke thyer xhamat ballore të godinës. Disa të rinj shkulën kangjëllat e trotuarit...
Burimi:
zeri.ai