Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit. Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë. Gjatë marshimit të protestuesve pasi u larguan nga sheshi, disa furgona dhe makina policie iu vunë në ndjekje. Ndërkohë, më herët protestuesit hodhën gurë dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome. Policia i shpërndau me gaz, teksa ata hodhën molotovë ndaj institucioneve dhe shkulën pllakat. Një student i maskuar kërcënoi bizneset me djegie nëse nuk dilnin në shesh. “Nëse nuk dilni do ju djegim edhe ju”, tha ai nga sheshi.