Studentët hoqën flamurin e Vatikanit dhe vendosën atë të Shqipërisë, Ministria e Jashtme: Autorët të dalin para ligjit

Studentët hoqën flamurin e Vatikanit dhe vendosën atë të Shqipërisë, Ministria e Jashtme: Autorët të dalin para ligjit

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar pas akteve të regjistruara një ditë më parë në selinë e Nunciaturës Apostolike (ambasada e Selisë së Shenjtë / Vatikanit) në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, të rinjtë gjatë protestës u ndalën para Selisë së Shenjtë, ku hoqën flamurin e Vatikanit nga godina e ambasadës dhe në vend të tij vendosën flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare. Akti është dënuar nga Ministria e Jashtme, ku në reagimin zyrtar thuhet se akti është shkelje e legjislacionit vendas dhe normave ndërkombëtare. MEPJ nënvizon se mbrojtja e misioneve diplomatike është një detyrim parësor për shtetin shqiptar dhe kërkon nga institucionet të garantohet siguria dhe paprekshmëria e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri. REAGIMI: Respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të...