Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane në çështjen e Fredi Belerit, duke vlerësuar se vijimi i paraburgimit të tij nuk ishte mbështetur në arsye të mjaftueshme, të paktën nga 19 korriku 2023 e në vijim, kohë kur hetimet ndaj tij përfunduan dhe dosja u dërgua për gjykim. Fredi Beleri, i cili kandidonte për kryetar të Bashkisë së Himarës, u arrestua më 12 maj 2023, nën dyshimet për shitblerje votash. Në vendimin e saj, Gjykata e Strasburgut vlerësoi se vendosja fillestare e Belerit në paraburgim ishte e justifikuar, por theksoi se, me kalimin e kohës, autoritetet shqiptare duhej të rivlerësonin nëse kjo masë sigurie ishte ende e nevojshme. Sipas Gjykatës, autoritetet duhej të rishqyrtonin në mënyrë të...