Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje
Një e treta e sezonit në Serinë A ka përfunduar dhe pushimi i kampionatit ka sjellë edhe bilancin e parë statistikor. Opta ka publikuar një renditje alternative, të bazuar në pikët e pritshme, që tregon se cilat skuadra kanë marrë më shumë dhe cilat më pak pikë sesa kanë merituar nga paraqitjet në fushë. Sipas këtij modeli, Interi duhet të kryesonte kampionatin me 26.5 pikë, i ndjekur nga Roma me 21.8 dhe Juventusi me 21.3 pikë. Bardhezinjtë, megjithatë, në renditjen reale kanë grumbulluar vetëm 18 pikë dhe ndodhen në vendin e shtatë. Edhe Napoli është mes skuadrave që kanë marrë më pak pikë sesa tregojnë statistikat, pasi sipas Opta-s duhet të kishte 19.5 pikë, 4.5 më shumë se bilanci aktual. Në krahun tjetër, Lazio rezulton...
Burimi:
gijotina.com