“Stop vëllavrasjes!”- Protesta, reagon sopranoja Ermonela Jaho: Ndaleni dhunën, mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile!

“Stop vëllavrasjes!”- Protesta, reagon sopranoja Ermonela Jaho: Ndaleni dhunën, mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile!

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho ka përcjellë një mesazh të fortë kundër përçarjes dhe dhunës në protestat e zhvilluara, duke bërë thirrje për bashkim, tolerancë dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Jaho kujton se përtej bindjeve dhe ndarjeve, të gjithë njerëzit kanë të njëjtën vlerë dhe meritojnë dinjitet e siguri. Mesazhi i Jahos: “Stop vëllavrasjes. Jemi të gjithë bij nënash. Secili prej nesh ka qenë një foshnjë në krahët e dikujt, një shpresë, një lutje. Përpara çdo bindjeje e çdo ndarjeje, jemi njerëz. Ta kujtojmë këtë kur shohim njëri-tjetrin në sy. Asnjë zemërim, asnjë interes nuk vlen më shumë se jeta dhe dinjiteti njerëzor. Ndaleni dhunën. Mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile. Fëmijët tanë meritojnë të...