“Stop Dhunës! Stop Shkatërrimit”/ Ministria e Ekonomisë thirrje studentëve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar pas sulmit ndaj godinës së ministrisë që drejton, duke dënuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve publike gjatë protestës në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga incidentet, Ibrahimaj ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe shkatërrimit, duke theksuar se djegia e një institucioni rrezikon jetën e njerëzve. “Stop Dhunës! Stop Shkatërrimit! T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore. Është një akt që rrezikon jetë njerëzish”, shkroi ministrja. Ibrahimaj nënvizoi se godinat e institucioneve publike janë vende pune, ku punonjësit i shërbejnë shtetit dhe qytetarëve, pavarësisht forcës politike që është në qeveri. “Asnjë punonjës nuk duhet të rrezikojë jetën në vendin e tij të punës. Asnjë pakënaqësi...
Burimi:
ntv.al