Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Stop abuzimeve me pensionistët’, Bashkitë zbatojnë porosinë e Ramës, ofrojnë shërbimet e-Albania pa pagesë
Kaluan vetëm disa orë nga porosia e Kryeministrit Edi Rama që Bashkitë në të gjithë territorin të hapin zyrat e asistencës për pensionistët që duan ndihmë me shërbimet në e-Albania. Në mbledhjen me dyer të mbyllura sot me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputetët e qarkut më të madh në vend, kreu i ekzekutivit bëri thirrje që t’u hiqen licencat noterive dhe avokative që ofrojnë shërbime me pagesë për shërbimet e e-Albania, dhe kjo ndihmë të ofrohet nga Bashkitë. Bashkia Gjirokastër, Bashkia Maliq etj. kanë nisur menjëherë nga puna. Tashmë në bashkitë janë caktuar 2 punonjës të dedikuar për të ndihmuar pensionistët, por...