Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Stoichkov “thumbon” Maresca: Ankohet për motin? T’i japim Infantinos një telekomandë ta ndalojë shiun…
Në një periudhë ku tensionet dhe komentet e ashpra ndaj Kupës së Botës për Klube, që po zhvillohet në SHBA, nuk mungojnë, Hristo Stoichkov, një nga legjendat e futbollit botëror dhe fitues i “Topit të Artë”, ka dalë me një deklaratë thumbuese ndaj trajnerit të Chelsea, Enzo Maresca. Kjo ndodh pas polemikave të këtij të fundit, lidhur me kushtet atmosferike në Botërorin për Klube 2025. Trajneri italian i Chelsea, pas ndeshjeve të zhvilluara në kushte të vështira shiu, kishte komentuar ashpër organizimin dhe ndikimin e motit në performancën e skuadrës së tij. Maresca, i irrituar, e cilësoi shiun si një...