“Still Running”, ekspozita e Xhevdet Xhafës hapet në Galerinë Kombëtare të Kosovës
2 September, 2026 - 19:30 Në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të hapet së shpejti ekspozita “Still Running” e artistit Xhevdet Xhafa, një prej figurave të rëndësishme të artit modern në Kosovë. Ekspozita paraqet për herë të parë në Prishtinë një ekspozitë personale të Xhafës dhe sjell vepra të realizuara gjatë më shumë se gjashtë dekadave të krijimtarisë së tij. Përmes punimeve të përzgjedhura, ekspozita pasqyron zhvillimin dhe ndryshimet në praktikën artistike të Xhafës, në një periudhë të karakterizuar nga ndryshime të mëdha artistike, institucionale dhe politike. Titulli “Still Running” lidhet me reflektimin e artistit mbi jetën si një proces i vazhdueshëm, i lidhur me kohën, kujtesën, humbjen, heshtjen dhe transformimin. Ekspozita është kuruar nga familja dhe do të hapet më 10 shtator 2026, në...
Burimi:
kultplus.com