Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës
👁3990
Gjyqi për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë sërish për shkak të mungesës së avokatëve të disa të pandehurve, përfshirë avokatin e Ilir Beqajt, Ermal Yzeirajn, i cili kishte paraqitur një raport mjekësor. Beqaj ishte vetë i pranishëm në seancë, ndërsa gjykata i kishte caktuar më herët një avokat kryesisht, të cilin ish-ministri i Shëndetësisë e refuzoi. Beqaj kërkoi të përfaqsohej nga avokati Florian Bonjaku, duke qenë se Yzeiraj paraqiti raportin mjekësor. Gjatë diskutimeve në seancë, ish-ministri iu drejtua avokatit të caktuar kryesisht: “Ti që paske lexuar 50 mijë faqe të dosjes time, hajde më tako te burgu, hajde një ditë...