Stefan Çapaliku përzgjidhet në mesin e fituesve të rezidencës letrare ndërkombëtare në Pragë për vitin 2027
Shkrimtari dhe dramaturgu shqiptar Stefan Çapaliku është përzgjedhur në mesin e nëntë autorëve fitues të programit ndërkombëtar të rezidencës letrare “Prague – UNESCO City of Literature” për vitin 2027. Për këtë program prestigjioz, i cili ofron një rezidencë krijuese dymujore në Pragë të Çekisë, kanë konkurruar gjithsej 1.190 autorë nga 106 vende të botës. Pas shqyrtimit të aplikimeve dhe projekteve letrare, juria ndërkombëtare ka përzgjedhur nëntë shkrimtarë nga Shqipëria, Polonia, Haiti, Argjentina, Serbia, Ukraina, Benini, Venezuela dhe Kamboxhia. Përzgjedhja e Çapalikut përbën një vlerësim për krijimtarinë e tij letrare dhe dramaturgjike, si dhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e letërsisë shqipe në skenën ndërkombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forum 26, i cili e ka përgëzuar Çapaliku, njëherësh...
Burimi:
kultplus.com