Stavro Pilo debuton në Ligën e Kampionëve, Strakosha “zhduket” në fitoren e AEK-ut

Stavro Pilo debuton në Ligën e Kampionëve, Strakosha “zhduket” në fitoren e AEK-ut

AEK-u e ka nisur me fitore sezonin në Ligën e Kampionëve. Skuadra greke ka mposhtur sot LASK Lincin me rezultatin 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 21 falë golit të shënuar nga Marini. Nga minuta e parë në këtë sfidë ka luajtur edhe Stavro Pilo. Një mbremje e bukur për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili e ka festuar debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me një fitore. Ndërkohë, në krahun tjetër, Strakosha “u zhduk” në mënyrë të papritur nga lista e ekipit. Trajneri i AEK-ut nuk e ka përfshirë në skuadër portierin shptar pët ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve./Sport Ekspres/