Statuja e Skënderbeut në Prizren lyhet me bojë të kuqe, reagime të ashpra dhe thirrje për protestë më 28 Nëntor

Statuja e Skënderbeut në Prizren lyhet me bojë të kuqe, reagime të ashpra dhe thirrje për protestë më 28 Nëntor

Një akt vandalizmi ka tronditur opinionin publik në Kosovë, pasi statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, e vendosur në qytetin e Prizrenit, është lyer me bojë në përkrenare dhe shpatë. Ky akt është dënuar ashpër nga Shoqata “Trojet e Arbrit”, e cila ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet e drejtësisë për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve. Deri më tani, nuk është bërë e ditur se kush fshihet pas këtij akti, ndërsa policia nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar për hetimet. Shoqata “Trojet e Arbrit” ka paralajmëruar se nëse autoritetet vazhdojnë të heshtin, përplasjet mes forcave atdhetare shqiptare dhe grupeve...