Burimi:
Telesport.al

Statistikat e Inter-Bayern, zikaltrit kundër tabusë bavareze në “San Siro”. Müller mund të barazojë Messin
👁11493
Ekuilibër i madh në 6 përballjet e fundit mes Interit dhe Bayern Munich në Champions League. Nga 3 fitore për secilën skuadër, edhe pse vetëm një nga këto 6 fitore është arritur nga skuadra pritëse (Bayerni, 2-0 në “Allianz Arena”, në nëntor 2022). Bayern Munich ka fituar gjithmonë në 4 transfertat kundër Interit në kompeticionet europiane, përfshirë tri në Champions League, pa pësuar gol (2-0 më 2006, 1-0 më 2011 dhe 2-0 më 2022). Kjo është në fakt seria më e gjatë e humbjeve radhazi në shtëpi e skuadrës italiane kundër një kundërshtari të vetëm në të gjitha kompeticionet europiane...