Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Starton sfida Letoni-Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të fitores
👁8873
Ka startuar në stadiumin ‘Skonto’ të Rigës sfida mes Letonisë dhe Shqipërisë. Kjo është ndeshja e katërt e Kombëtares shqiptare të futbollit, e cila pozicionohet në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Kujtojmë se kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë nga barazimi 0-0 kundër Serbisë tre ditë më parë në Tiranë. FORMACIONET ZYRTARE: Letonia: Zviedris, Jaunzems, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks, Saveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ilaunieks, Gutkovskis. Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.