Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Starton Roland Sarros/ Sabalenka debuton me fitore, “numri 1” triumfon brenda 50 minutash
👁6169
25 Maj 2025 20:35 Telesport Ka nisur në Paris grand slam i Roland Garros, teksa në fushat me dhè janë luajtur ndeshjet e para të raundit të parë. Te femrat, tenistja bjellorusë Aryna Sabalenka, numri 1 në botë, fitoi pa probleme 2-0 (6-1, 6-0) ndaj Kamilla Rakhimova. Më tej shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-0 Zeynep Sonmez. I thotë shumë shpejt lamtumirë këtij turneu tenistja ceke Petra Kvitova, që u mund 2-1 nga Viktorija Golubic. Eliminohet edhe Anastasia Pavlyuchenkova, që u mund 2-0 nga kinezja Qinëen Zheng.