Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Starmer kundër pushtimit të plotë të Gazës: Vendimi i qeverisë izraelite i gabuar, duhet armëpushim
Kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur kundër përshkallëzimit të situatës në Gaza, duke e quajtur vendimin e fundit të kryeministrit izraelit për pushtimin e plotë të Gazës, të gabuar. Ai i kërkon qeverisë izraelite ta shqyrtojë edhe njëherë një vendim të tillë. “Ky veprim nuk do të bëjë asgjë për t’i dhënë fund këtij konflikti ose për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve. Ai vetëm sa do të sjellë më shumë gjakderdhje. Çdo ditë kriza humanitare në Gaza përkeqësohet dhe pengjet e marra nga Hamasi mbahen në kushte të tmerrshme dhe çnjerëzore. Ajo që na duhet është një armëpushim, një rritje e ndihmës humanitare, lirimi i të gjithë pengjeve nga Hamasi dhe një zgjidhje e negociuar. Hamasi nuk mund të luajë asnjë rol...