Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Starbase, qyteti i Elon Musk/ Lind në Teksas bashkia që do drejtohet nga tre persona dhe do përdoret nga “SpaceX”
👁10643
Në jug të Teksasit, pranë brigjeve të Gjirit të Meksikës, ka lindur një qytet i ri me emrin “Starbase”, që mishëron vizionin futurist të sipërmarrësit Elon Musk dhe kompanisë së tij hapësinore SpaceX. Vendbanimi i njohur më parë si Fshati Boca Chica tashmë është kthyer zyrtarisht në një njësi administrative më vete, pas një votimi që përfshiu 283 banorët e zonës – pjesa dërrmuese e të cilëve janë punonjës të SpaceX. Votimi, i cili rezultoi me 173 vota pro dhe vetëm katër kundër, zyrtarizoi krijimin e bashkisë së Starbase, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 1.5 miljesh katrorë....