“Standard i dyfishtë dhe drejtësi e kapur,” Vangjeli: Rasti i Thethit dhe Durrësit tregojnë fytyrën e vërtetë të Ramës

“Standard i dyfishtë dhe drejtësi e kapur,” Vangjeli: Rasti i Thethit dhe Durrësit tregojnë fytyrën e vërtetë të Ramës

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Genta Vangjeli, denoncon padrejtësinë dhe dhunën institucionale ndaj banorëve të Thethit, të cilëve iu shembën investimet e ndërtuara me mund dhe shpresë. Ndërkohë, ndërtimet pa leje të lidhura me zyrtarë të qeverisë vazhdojnë të lulëzojnë pa asnjë pengesë, duke treguar qartë standardin e dyfishtë dhe kapjen e shtetit nga pushteti klientelist i Edi Ramës. Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Partia Demokratike dënon me forcë veprimet arbitrare dhe të padrejta të qeverisë ndaj banorëve të Thethit, të cilët, të nxitur nga premtimet publike të Kryeministrit Edi Rama për legalizime dhe mbështetje ndaj turizmit...