Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Stambolli në ‘shtetrrethim’ për 1 Majin/ Qindra arrestime, mbi 52 mijë policë në rrugë
👁5733
Policia turke arrestoi ditën e sotme qindra protestues gjatë marshimeve të qytetarëve në Stamboll, si pjesë e një operacioni të gjerë sigurie për të parandaluar qasjen në Sheshin Taksim, një simbol historik i protestave të punëtorëve dhe opozitës në Turqi. Sipas, burimeve zyrtare, janë kryer 384 arrestime, ndërsa në terren u mobilizuan plot 52,656 oficerë policie. Shifra të tjera të publikuara nga media opozitare dhe organizata të të drejtave të njeriut e çojnë këtë numër në rreth 400 persona të arrestuar përfshirë nëntë avokatë. Arrestimet ndodhën kryesisht në lagjet qendrore Mecidiyekoy, Sisli dhe Besiktas, në anën evropiane të qytetit, ku...