Stafi i ri përmbys situatën te Vllaznia, spastrojnë një formacion me lojtarë

Stafi i ri përmbys situatën te Vllaznia, spastrojnë një formacion me lojtarë

Largimet kanë qenë kryefjala e Vllaznisë në këtë merkato verore, me kuqeblutë që kanë formatuar totalisht skuadrën nga edicioni i shkuar. Ku deri në këto momente ka 12 futbollistë të larguar në çdo repart dhe nga të larguarit pa frikë mund të formosh një formacion. Kështu duke nisur nga porta, i larguari i fundit nga Vllaznia është Kristi Qarri. Pavarësisht se mungon ende një zyrtarizim për këtë largim, 24-vjeçari nuk mund të konsiderohet më pjesë e kuqebluve. Kjo nisur nga fakti që ai nuk ishte aspak i grumbulluar në skuadër në dy ndeshjet e turit të dytë të “Conference League” ndaj Vikingur. Mbrojtja e kuqebluve është ajo që ka pasur “firo” dhe ndryshime të mëdha nga edicioni i shkuar. Me titullarë si Juriç, Stojanoviç apo...