Stacioni Kulturor i Prishtinës hapi dyert – një adresë e re për ëndrrat e artit

Stacioni Kulturor i Prishtinës hapi dyert – një adresë e re për ëndrrat e artit

Gili Hoxhaj Muaj më parë pak kush do ta besonte se në shtator të vitit 2026 mund të uleshe në këtë hapësirë, rehat për të parë një shfaqje a performancë artistike. Aty ku nuk kishte as rrugë, as ujë, as kanalizim. Pak e hiç shpresë. Shumëkush këtë objekt e kishte tejkaluar si dhe një hapësirë tjetër pa funksion. Por mbrëmë kjo hapësirë u bë e dukshme. Ish-stacioni i trenit tash do të jetë vend ku do të nisin dhe do të gjejnë rrugën krijime të reja. Ata që krijojnë dhe duan krijimin, ata që besojnë në lidhjen e komunitetit për të ecur. Artpolis pa shpresë në këtë hapësirë. Këmbëngula dhe i dha shpirt. Dritat e vendosura lart rreth ndërtesës tregojnë që objekti është hapur. Nuk...