
Stacioni Antik Ad Quintum, një dëshmi romake e restauruar
👁2093
Ad Quintum është një kompleks arkitektonik i përbërë nga nimfeu dhe termat, i ndërtuar në shekullin e II dhe i përdorur si stacion rrugor përgjatë Via Egnatia. Termet dhe nimfeu i Bradasheshit, pjesë e rrugës Egnatia, janë një nga strukturat më të ruajtura romake në Shqipëri. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet se pas një procesi të plotë restaurimi, ky monument historik është rikthyer në gjendje optimale, duke ruajtur vlerat e tij për brezat e ardhshëm! Ndërhyrjet restauruese përfshinë: Konsolidimin e strukturave; Qepjen e çarjeve me teknikën e injektimit; Forcimin e muraturës me llaç horasan; Rindërtimin dhe zgjerimin e mbulesës/çatisë...
Burimi:
Sot.com.al