Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Srebrenica, 30-vjet nga gjenocidi, Begaj: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore
Presidenti Bajram Begaj kujtoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë masakrën tragjike që ndodhi 30 vite më parë, ku mbi 8,000 djem dhe burra boshnjakë u vranë nga ushtria serbe, ndërsa mijëra të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Ai theksoi rëndësinë e përkujtimit të kësaj ngjarjeje dhe theksoi përgjegjësinë e përditshme të secilit për të ruajtur paqen. “30 vite më parë në Srebrenicë ndodhi masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 8000 djem dhe burra boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe...