Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë’/ Akuza se po mbronte grupet antisemitiste, kryebashkiaku i Athinës i përgjigjet ambasadorit izraelit
Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas, dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz, u përplasën ashpër në distancë, pas akuzave të ambasadorit se Doukas nuk po mbronte qytetin nga grupet antisemitiste dhe po ndikonte negativisht në imazhin e Athinës për turistët izraelitë. Në një intervistë për “Kathimerini”, Katz kritikoi mungesën e veprimeve për pastrimin e qytetit nga grafitet dhe aktivitetet antisemitiste, duke thënë se kjo bën që turistët izraelitë të ndihen të pasigurt. Përgjigjja e Doukas ishte e fortë dhe me tone kritike ndaj Izraelit, duke e cilësuar Athinën si një kryeqytet demokratik që respekton vizitorët dhe mbron të...