Spraj me piper nga policia në protestë, lëndohet gazetarja
Me incidente është shoqëruar protesta e sotme para Kryeministrisë. Policia ka tentuar disa herë që të largojë protestuesit, duke përdorur herë ujë me presion dhe herë spraj me piper. Në momentin e hedhjes së sprajit me piper, efektivi ia ka drejtuar atë në sy gazetares së Top News, Kleida Muka, e cila ishte në krye të detyrës, në raportim live për protestën, duke e lënë të lënduar. Ajo është ndihmuar fillimisht nga disa prej protestuesve, të cilët i kanë hedhur solucion fiziologjik në sy, ndërsa më pas është dashur ndërhyrja e mjekëve të urgjencës. Gazetarja është marrë me ambulancë dhe është transportuar drejt QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore.
Burimi:
ntv.al