’SportOutdoor24’: Syri i Kaltër, mrekullia natyrore që po mahnit turistët nga e gjithë bota
Në jug të Shqipërisë, pak kilometra larg Sarandës, një burim karstik del nga thellësia e shkëmbinjve, me një ngjyrë aq të jashtëzakonshme sa duket pothuajse joreale, ky është Syri i Kaltër, ose, sipas legjendës, “Syri i një Dragoi”. Ky burim i famshëm, i fshehur mes pyjeve ndërmjet Sarandës dhe Gjirokastrës, ngjan me një gur të çmuar hipnotizues. Në qendër shfaqet një bebëz blu e thellë, e rrethuar nga një iris me ujë bruz, aq i kthjellët, sa ngjyra e tij duket pothuajse e pabesueshme, shkruan Serena Proietti Colonna për median italiane “SportOutdoor24.it”. Por, mjafton t’i afrohesh skajit për të kuptuar se kjo qetësi është vetëm një iluzion. Nga humnera e errët shpërthejnë mijëra litra ujë në sekondë, me një temperaturë të ftohtë dhe të pandryshueshme...
Burimi:
kultplus.com