Sportistët e Olimpiadës Speciale të Kosovës triumfojnë në Malta Open Swimming 2026
24 September, 2026 - 19:00 Ministria e Sportit dhe Rinisë ka njoftuar për suksesin e sportistëve të Olimpiadës Speciale të Kosovës në garën Malta Open Swimming 2026, ku përfaqësuesit kosovarë kanë arritur të fitojnë tri medalje. Sipas njoftimit të ministrisë, Leo Sopi dhe Fitim Jashanica kanë fituar medalje të arta, ndërsa Aldi Hoxha është kthyer me medalje të bronztë. Ndërkaq, Donat Lushtaku është vlerësuar me mirënjohje për pjesëmarrje. Ministria bëri të ditur se sportistët u pritën nga ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, pas kthimit nga Malta. Në këtë aktivitet ata u shoqëruan nga trajneri Besnik Jashanica dhe kryetari Flamur Rrahmani. Në njoftimin e saj, ministria thekson se rezultatet e sportistëve përfaqësojnë jo vetëm një sukses sportiv, por edhe një mesazh për gjithëpërfshirjen dhe...
Burimi:
kultplus.com