Zirkze ndryshon ‘kah’, në skenë ngjitet Mançester Junajtid
Joshua Zirkze është emri i nxehtë në tregun e transferimeve të momentit. Fillimisht ishte Milan që nisi bisedat në Londër me menaxherin e tij, i cili jeton në Angli por më pas mori një tërheqje.
Operacioni me Milanin është pezulluar për shkak të komisionit të lartë të kërkuar nga agjenti i lojtarit (15 milionë euro), shumë që kuqezinjtë absolutisht nuk duan ta paguajnë.
Aq ka mjaftuar që ardhmja e Joshua Zirkze mund të jetë gjetkë madje me shumë gjasë në Premier League. Edhe trajneri i ri i Juventusit, Tiago Mota, e pëlqen shumë holandezin, por te Juventus nuk kanë bërë ende një përparim pasi Vlahaoviç duket i pakonkrueshëm për momentin.
Kështu, sipas mediave europiane për sulmuesin holandez ngjitet në skenë Mançester Junajtid. Sky Sports UK, shkruan se Djajtë e Kuq janë gati t’i paguajnë Bolonjës klauzolën e tij të lirimit prej 40 milionë euro./Klevis Bejkolli/
Vazhdo leximin
Burimi