Serbët përleshën në Mynih, 9 policë të lënduar
Të paktën nëntë oficerë policie u plagosën në një përleshje me tifozët serbë në qendër të Mynihut përpara ndeshjes vendimtare të raundit të 16-të të së martës midis Danimarkës dhe Serbisë, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Konflikti nisi rreth orës 17:00 në sheshin qendror të qytetit, Marienplatz, kur oficerët e policisë kontrolluan një nga tifozët me dyshimin për posedim të mjeteve piroteknike. Sipas policisë, ky ka qenë shkaku i hedhjes së shisheve dhe stolave ndaj uniformave policore, të cilët më pas janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj.
Pas asaj përplasjeje në Marienplatz, tifozët serbë vazhduan të përdorin ilegalisht mjete piroteknike pranë stacionit të metrosë, por edhe brenda stadiumit.
Për këtë arsye, disa persona janë akuzuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, lëndime të rënda trupore dhe sulme ndaj punonjësve të policisë.
Nuk ka të dhëna për numrin e tifozëve serbë të lënduar. Serbia dhe Danimarka luajtën 0-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit C./Foto Reuters/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
Burimi